Tre të mitur tentojnë të vjedhin bankomatin në “Myslym Shyri”

97

Tre të mitur kanë tentuar të vjedhin një bankomat në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Mësohet se për vjedhjen e parave në bankomat, ata kanë tentuar ta hapin duke përdorur një kaçavidë, por gjithçka ka dështuar.

Sipas burimeve, mësohet se të rinjtë janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bankomatit dhe nuk kanë mundur dot të shpëtojnë pa u ndaluar nga policia.

Të miturit që janë të moshës nga 13 deri në 14 vjeç, janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në një orar, kur të miturit duhet të ishin në shtëpi, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe të orës policore, në bazë të rregullave anti Covid