Tre raste të dhunës në familje në Tiranë

76

Dy të rinj të moshave 29-vjeç kanë dhunuar babain dhe hallën.

Denoncimi për rastet që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën është bërë një në Komisariatin nr.1 dhe atë nr.2.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. G., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L.R., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij”, njofton policia.

Po ashtu një 44-vjeçar është arrestuar se ka dhunuar vajzën e tij.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. V., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij”, bën me dije policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.