Tre emigrantë të akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçareje italiane, mes tyre dy shqiptarë, “çmendet” Italia

52

Tre emigrantë të mitur, dy shqiptarë dhe një egjiptian janë vënë në pranga pasi kanë përdhunuar një 15 vjeçare italiane.

Hetuesit bënë me dije se vajza arriti t’i identifikonte djemtë. 2 prej tyre shkuan në qeli, ndërsa shqiptari më i vogël në moshë në qendër riedukimi. Kjo, pasi nuk kishte marrë pjesë në abuzimin seksual, por dinte se çfarë po ndodhte.

Gjithçka mendohet të ketë nisur nga një 17 vjeçar egjiptian. Ai dhe vajza do të niseshin drejt plazhit bashkë pasi ishin takuar në një festë.

Gjatë kthimit për në shtëpi, egjiptiani ka gjetur një zonë të errët dhe ka përfituar nga situata. Ai ka ftuar një shqiptar të marrë pjesë në akt, teksa shqiptari tjetër bënte rojën.

Identikitet e realizuara nga përshkrimet e vajzës ishin të pjesshme, por ajo që i identifikoi 3 personat ishin kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka sjellë një reagim tepër të ashpër nga të gjithë qytetarët e zonës, madje edhe nga autoritetet më të larta.

“Nge të tillë persona, nëse nuk veprohet në kohë, edhe bashkëmoshatarët e vajzës së përdhunuar, rrezikojnë të bëhen viktimat e ardhshme”, tha kryebashkiaku i zonës.

Në Twitter, udhëheqësi i Lega, Matteo Salvini postoi një koment mbi ngjarjen: “Tre të mitur të huaj, mysafirë (me shpenzimet tona) jetojnë në një qendër të Milanos dhe shkojnë me pushime (me shpenzimet tona) në Lignano. Ndalohen për sulme seksuale ndaj një vajze të re”.