Ballina Aktualitet Tre destinacionet e preferuara të shqiptarëve këtë fundvit

Tre destinacionet e preferuara të shqiptarëve këtë fundvit

Këtë fundvit shqiptarët nuk kanë zgjedhur më vendet e rajonit apo Europës. Duket se ata i kanë kthyer sytë tek qytetet e dashura të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në vend të parë si më e preferuara këtë fundvit është Dardha, duke e argumentuar se jo vetëm që ka dëborën dhe të gjithë shijen e festave dhe dimrit, por është edhe shumë pranë qytetit të Korçës.

Destinacioni i dytë më i preferuar është fshati Bogë. Ky fshat është rreth 29 kilometra nga qyteti i Pejës. Me dhjetëra shtëpiza dhe hotele  janë ndërtuar për të pritur vizitorët, por ka edhe shtëpi të njerëzve që jetojnë në atë fshat. Bogë është cilësuar perfekt për të kaluar pushimet dimërore, si dhe për të ushtruar ski.

Brezovica është vendi i tretë më i preferuar i shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit! Brezovica gjendet në komunën e Shtërpcës në Kosovë dhe njihet si vendpushimi perfekt për dimrin. Zona turistike e skive ndodhet në shpatet e Parkut Kombëtar të Sharrit në veri dhe në veriperëndim.