Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona (EMRAT)

29

Në kuadër të operacionit policor te koduar “Perimetri”, Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Në kuader të operacionit “Perimetri”, u ndaluan shtetasit Adi Bregu, Besnik Beqiri, Lirim Spaho, Adriatik Zenelak dhe u shpall në kërkim E. Z

Policia shpjegon në njoftimin e saj se eshte goditur një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.