Tragjike/Një tjetër mësuese nga Fieri humb jetën nga COVID-19

35

Një tjetër mësuese e qytetit të Fierit ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Bëhet fjalën për arsimtaren Violeta Liçaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Liro Gero” në qytetin e Fierit.

Njoftimi për humbjen e mësueses është dhënë nga drejtoresha e shkollës ku ajo punonte.

Ditën e djeshme humbi jetën një mësues nga Gramshi, ndërsa dy ditë më parë humbën jetën tre arsimtarë të prekur me Covid 19.

Deri tani raportohet se kanë humbur jetën 8 mësues nga Covid 19, ndërsa të shtruar në spitale janë 5 të tillë.