Tragjike, një person bie në kontakt me rrymën elektrike në Krujë

13

Një 40 vjeçar në Krujë humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.

Nga të dhënat e bëra zyrtare nga ana e policisë, shtetasi I.C ka qenë duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F.K ndërsa një kontakt me energjinë elektrike i ka marrë jetën.

Njoftmi i Plotë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.