Tragjike/Një grua mbytet në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës

37

jë grua është mbytur sot në det. Ngjarja e rëndë është raportuar në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës.

Identiteti i viktimës nuk bëhet publik, por dihet se ajo është një 55-vjeçare.

Nuk dihet nëse është mbytur për shkak të thellësisë apo ka pasur probleme shëndetësore.

Trupi i të ndjerës është dërguar në morgun e Spitalit të Durrësit.

Shumë persona kanë humbur jetën në det këtë sezon veror, duke ngritur edhe njëherë nevojën për të pasur roje bregdetare në të gjithë vijën.