Tragjike në Tiranë, shoferi përplas për vdekje biçiklistin e mitur

53
Foto Ilustruese

Një ngjarje e dhimbshme dhe tragjike është raportuar sot nga Tirana.

Rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.