Tragjike në Tiranë, një vajzë e re aksidentohet për vdekje

81

Një vajzë e re ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në kryeqytet në zonën e Institutit Bujqësor në Kamzë.

Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin E.B., ka aksidentuar këmbësoren A.A., 25-vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.