Tragjike në Tiranë, një djalë i ri pret damarët!

33

Një ngjarje tronditëse është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një djalë i ri i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

Rreth orës 08:18 të mëngjesit të sotëm, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete A.M., 22 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ky fakt është konfirmuar nga ekipi mjekësor, duke konfirmuar pistën e vetëvrasjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.