Tragjike në Spitalin Infektiv, 28 vjeçarja shtatzënë humb jetën nga COVID-19/EMRI

27

Është bërë publik identiteti i të ndjerës 28 vjeçare e cila humbi jetën në Spitalin Infektiv mbrëmjen e djeshme si pasojë e COVID-19.

Emanuela Dalipi mësohet se ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe mjekët tentuan të shpëtonin foshnjën me anë të ndërhyrjes së menjëhershme, por 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe e futën me urgjencë në reanimacion.

E reja ishte infektuar nga koronavirusi dhe qëndronte në shtëpi, pasi kishte frikë se ilaçet kundra COVID-19 do të mund të dëmtonin beben e saj.

Pasi ka kuptuar se gjendja e saj ishte përkeqësuar, e reja është drejtuar për mjekim të specializuar në spitalin Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, e më tej është dërguar në reanimacion ku fatkeqësisht ka humbur edhe jetën.