Tragjike në Rusi, gazetarja ndërmerr aktin ekstrem, vetëdigjet para godinës së Ministrisë së Brendshme

40

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Rusia, ku një gazetare i ka vënë flakën vetes para godinës së Ministrisë së Brendshme në në qytetin Nizhniy Novgorod.

Për fat të keq gazetarja Irina Slavina humbi jetën tragjikisht pasi nuk i mbijetoi flakëve.

“Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”, kishte shkruar në Facebook para se të ndërmerrte aktin ekstrem.

Gazetarja kishte deklaruar se të enjten se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterë dhe dosje me materiale.

Slavina punonte si kryeredaktore e faqes së lajmeve KozaPress, ku motoja e medias është “lajmet dhe analizat” dhe “pa censurë”.

Policia ruse po heton ngjarjen.