Tragjike në Korfuz, i vdes fëmija në hotel, nëna tenton të hidhet nga ballkoni

75

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Korfuz të Greqisë.

Një foshnje 4 muajshe ka gjetur vdekjen e nëna pas lajmit ka tentuar të vetëhidhet nga ballkoni i dhomës së hotelit.

30-vjeçarja, kishte shkuar për pushime në ishullin Faiaka. Ajo e kishte vënë foshnjen në gjumë, duke i dhënë qumësht me beberon, të cilin ja kishte lënë ta thithte deri sa ta zinte gjumi.

Rreth orës 07:30, e ëma është zgjuar dhe ka parë se fëmija nuk po reagonte.

E reja ka thirrur menjëherë një mjek për të parë foshnjen. Mjeku ka thënë se foshnja ka vdekur dhe se shkaku kryesor mund të ketë qenë mbytja.

Pas lajmit gruaja ka tentuar të vetëhidhet nga ballkoni i dhomës.

Ka qenë stafi i hotelit, që e ka ndaluar të renë dhe e ka shpëtuar, në momentet e fundit. Gruaja britanike është dërguar në spital për mbështetje psikologjike, pas tronditjes që ka pësuar nga humbja e fëmijës së saj.