Tragjike në Itali, shqiptari humb jetën teksa grabiste një shtëpi

52

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Itali.

Ai ra nga kati i dytë i një banese ku kishte shkuar për të vjedhur.

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në Santhia, zonë e Vercelli në veri të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij kanë menduar të grabisin shtëpinë në momentin ku nuk ndodhej askush brenda, por janë pikasur nga fqinjët të cilët kanë telefonuar policinë.

Në momentin e ardhjes së policisë 41 vjeçari shqiptar ka rrëshkitur duke rënë nga një lartësi prej 8 metrash dhe për pasojë humbi jetën.