Tragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën në vendin e punës, bie nga lartësia 8 m

32

Një i ri 23 vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronës.

Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigos.

Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi në kompani, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një aksident tragjik në punë apo nëse vdekja e punëtorit ka ndodhur për shkak të diçkaje tjetër.