Tragjike në Itali, aksidentohet makina ku udhëtonin dy shqiptarë, fëmija 10 vjeç humb jetën pasi tentoi të dilte nga mjeti

47

Një aksident tepër i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një fëmijë shqiptar 10 vjeçar si dhe është plagosur rëndë i ati 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike të Fermos.

Shqiptari bashkë me djalin, udhëtonin me një mjet tip “Fiat Panda”. Makina mësohet se ka dalë nga rruga, është përplasur me një mur dhe më pas është përmbysur.

Gjatë ngjarjes 10 vjeçari është munduar të shpëtojë duke u hedhur nga automjeti, por për fat të keq kjo ka rezultuar fatale për të.

Nga ana tjetër 40-vjeçari mbeti i bllokuar në automjet dhe është në gjendje të rëndë në spital.