Tragjike në Greqi, makina e një shqiptari fluturon nga rruga

219

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmë pas një aksidenti me makinë në Halkidiki.

Ngjarja ndodhi pak jashtë Ierissos.

Automjeti i drejtuar nga 42-vjeçari shqiptar, doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Përplasja ishte e fortë dhe me pasoja fatale për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk është ende publik.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë.