Tragjike në Fier/Ishte duke punuar, i moshuari bie në pus

77

Një 74 vjeçar me iniciale J.S, ka rënë aksidentalisht në pus, duke humbur jetën.

Ai është gjetur nga familjarët e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Agim të Fierit paraditen e sotme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.