Tragjike në aksin Durrës-Tiranë, një e re humb jetën si pasojë e një aksidenti

54

Një ngjarje tepër e rëndë është raportuar ditën e sotme gjatë paradites ku një vajzë e re ka humbur jetën.

Ngjarja u raportua nga rruga dytësore Durrës-Tiranë.

Policia bën me dije se mjeti me drejtuese të ndjerën E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:35.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.