Tragjike/Mbytet një burrë në Sarandë

110

Një burrë pësoi fund tragjik dhe të dhimbshëm sot pasdreke teksa ishte duke u larë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, ku është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

I ndjeri kishte shkuar për t’u kredhur në ujin e liqenit në një përpjekje për të shuar vapën. Por teksa lahej, nuk ka arritur të kontrollojë thellësinë e ujit dhe është mbytur mes vuajtjesh dhe përpjekjesh për të shpëtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.