Tragjike/I riu shkodran gjendet i vrarë dhe i hedhur në një fshat

48
Makina e marrë me qira nga viktima

Një djalë i ri është gjendur i vrarë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës.

Ai u identifikua si 27-vjeçari Gjin Ndoji (Boriçi), banues në lagjen “1 Maji” Shkodër. Ky i ri dyshohet se ka dy identitete.

Trupi i të riut është gjetur rreth orës 05.55 të mëngjesit nga kalimtarë të rastit pranë makinës me të cilën udhëtonte, një mjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira.

Të dhënat paraprake nxjerrin në pah se i riu është qëlluar me një plumb në kokë dhe se vrasja e tij është një atentat i mirëmenduar në një zonë ku nuk ka kamera sigurie.

Megjithatë lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim.