Ballina BOTA Tragjike/ 60 vjeçari vret të dashurën shqiptare, shoqen e saj dhe veten

Tragjike/ 60 vjeçari vret të dashurën shqiptare, shoqen e saj dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një shqiptare dhe shoqja e saj janë marrë peng dhe më pas vrarë nga një 60 vjeçar që thuhet se kishte lidhje me shqiptaren, që më pas vrau veten.

Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje në Zyrih, ku thuhet se i moshuari kishte marrë peng 2 vajzat.

34 vjeçarja është identifikuar me inicialet I. S, me origjinë nga Kamenisa, ndërsa për shoqen e saj nuk jepet asnjë e dhënë.

Ata që kanë telefonuar policinë janë fqinjë të vajzave që kishin vënë re rrëmbimin e dy vajzave shqiptare.

Një prej dëshmitarëve rrëfen se një nga ‘pengjet’ kishte dalë në ballkon, por më pas 60-vjeçari u bërtiste në spanjisht.

“Shikoni se çfarë keni bërë,”- mësohet t’u ketë thënë ai.

Blick.ch, shkruan se policia kishte mbërritur në vendgjarje menjëherë pas telefonatës.

Pengmarrësi u ka kërkuar oficerëve të qëndrojnë larg, ndërsa i ka informuar se kishte marrë peng dy gra dhe kërcënonte se do ti qëllinte nëse policia nuk tërhiqej.

Pas disa orë pritjesh, nga brenda shtëpisë janë dëgjuar të shtëna,

Policia ka ndërhyrë dhe ka parë të vrara dy vajzat, ndërsa 60-vjeçari kishte vrarë veten.

Nuk ka ende informacione për shkaqet që çuan në tragjedinë, ndërsa mendohet se shkak mund të jenë bërë çështje parash ose për xhelozi.

Të dhëna të tjera tregojnë se shoqja e shqiptares ishte ndodhur thjesht në vendin e gabuar dhe se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Të dyja vajzat jetonin bashkë, kurse 60-vjeçari disa lagje larg tyre.