Tragjedia që i mori jetën 4 vjeçarit, arrestohet drejtori i shërbimeve dhe përgjegjësi i ndriçimit

31

Pas ngjarjes së rëndë ku një 4 vjeçar humbi jetën në Berat, në një lulishte të qytetit për shkak të kontaktit me tela të zhveshur, janë marrë masa ndaj përgjegjësve. Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit, si dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane kanë përfunduar në pranga. Nga ana tjetër 4 elektriçistë janë proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Poli Ikonomi 32 vjeç, drejtor i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe Llazar Oxholli 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane. Në gjendje të lirë po procedohen 4 elektricistët me inicialet F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K.

Aleksandër Brahimasi, ishte në park duke lypur me nënën. Në një moment iu shkëput për të luajtur në park, ku ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabllot e zbukurimeve ishin pa izoluar duke i marrë jetën.