Tragjedia në rrugën Tiranë-Elbasan, dalin në pah detajet e reja

31

Një tragjedi sot në mbrëmje, i ka marrë jetën dy vajzave të reja pasi një mjet “Benz” ka goditur mjetin ku ato udhëtonin.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetaseve të cilat ishin të bllokuara.

2 prej vajzave, pasagjere në sedilen e pasme 21 dhe 23 vjeçe, kanë ndërruar jetë në spital.

Të ndjerat janë identifikuar si Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Vajzat të cilat ndodhen në spital janë: N. G. 23 vjeçe dhe D.D., 25 vjeçe nga Shkodra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i Benzit, një 58 vjeçar i identifikuar si Behar Pema, është shoqëruar nga policia. Mendohet se ai e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.