Tragjedia në Durrës, policia jep informacionet paraprake

54

Policia ka dhënë disa setaje për ngjarjen e rëndë të raportuar disa minuta më parë, ku një burrë ka ekzekutuar bashkëshorten.

Informacioni paraprak i policisë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.