Ballina LAJME Tragjedia në Danub, arrestohet kapiteni i anijes

Tragjedia në Danub, arrestohet kapiteni i anijes

Policia hungareze njoftoi se e ka arrestuar kapitenin e anijes, e cila u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.

Për incidentin, po mbahet si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.

Anija që po mbante turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes.

Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë.

Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin jelekë shpëtimi.