Tragjedia e 8 vjeçarit nga Fieri/A do kthehet dënimi me vdekje? Flet Rama

23

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp për vrasjen makabër të vogëlushit në Fier, tha se dënimi me vdekje nuk është i nevojshëm pavarësisht ngjarjeve të rënda që ai i quajti të pashmangshme në cdo shoqëri, duke theksuar se në një vend demokratik nuk mund të rikthehet një vendim i tillë ekstrem.

Sa i përket aspektit ligjor Rama tha se Shqipëria është nga vendet me masat më të ashpra ndaj pedofilëve apo vrasësve por që sipas tij problem qëndron te trupat gjykues të cilët nuk zbatojnë sic duhet legjislacionin dhe nuk japin dënimet e merituara, duke bërë që shumë raste të përsëritura.

Ndër të tjera ai tha se bashkë me Ministrinë e Brendshme është kryer një studim mbi këto raste të përsëritura dhe se do të publikohet, dhe se do merren hapa të rëndësishëm sa i takn këtyre cështjeve sensitive.

Pjesë nga konferenca: -Rikthimi i dënimit me vdekje, sa është e mundur kjo? A është e mundur të rishikohet Kodi Penal dhe për rastet e pedofilisë të ketë dënim maksimal?

Rama: Unë mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme që njerëzit kanë por cështja e dënimit me vdekje është si cështje e civilizimit me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë.

Nga besimi i asaj cështje ka pasur një process të gjatë kur janë hedhur hapat për heqjen e dënimit me vdekje bazuar në shumë analiza dhe fakte të cilat kanë folur se jo vetëm moralisht në një shoqëri demokratike bazuar në të drejtat e njeriut por edhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla.

Shoqëritë edhe me nivelin më të lartë i kanë në gjirin e tyre këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në ekstrem të asaj që ka mbetur nga qenia e njeriut. Kshuqë dënimi me vdekje nuk është as I mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat sic e dimë ndodhin në të gjitha shoqërite.

Në aspektin ligjor Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në legjislacion ka masat më të ashpra, cështja është zbatimi I tyre dhe ajo që përbën një fatkeqësi përt ne në shumë vite është papërgjegjëshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime të tilla.

Edhe krime që në mos vrasje, kanë rezultuar në përdhunim apo dhunë, le që janë lënë të lirë apo kanë marrë dënime shumë të ulëta nga c parashikon ligji dhe pastaj I kanë përsëritur duke shkaktuar plagë krejtësisht të panevojshme. Patjetër që mundësitë për ta rishikuar legjislacioni janë por është ngritja e trupit gjykues në nivelin e atyre që janë shkruar, kemi standard demokratike.

Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse në vite, dhe kemi një numër jo të vogël dhe janë flagrantë në aspektin e papërgjegjshmërisë së trupave gjykues.

Do përfshihet sipas një konsultimi kombëtar, do të pyesim popullin për një sërë cështjesh me rëndësi për të marrë një opinion të gjerë duke dëshiruar të hedhim ca hapa të rëndësishëm.