Tragjedi në Vlorë, një person bie në pus

35

Bie në pus, humb jetën një shtetas në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nartë të Vlorës.

Policia njofton se një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në mënyrë aksidentale në pusin e shtëpisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 80-vjeçarin me iniciale K.K, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.