Ballina Aktualitet Tragjedi në një familje në Durrës, humb jetën e mitura

Tragjedi në një familje në Durrës, humb jetën e mitura

Pasditen e sotme, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës është regjistruar një ngjarje e rëndë.
Burime policore bëjnë të ditur se një e mitur ka ndërruar jetë, A.B. 10 vjeçe, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.