Tragjedi në Librazhd, burri vret gruan e më pas vetëflijohet

14

Një burrë në Librazhd ka vrarë bashkëshorten e tij dhe menjëherë më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëflijuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të rrethit Librazhd.

Qemal Bici, 56 vjeç dyshohet se vrau bashkëshorten e tij 53 vjeçare Menduhije Bici dhe më pas u vetëflijua.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe çojë heton mbi krimin.

Paraprakisht dyshohet se vrasja e gruas është bërë me një sëpatë, kurse autori ka varur veten, tha policia.