Tragjedi në hotel, shqiptari zhytet me kokë në pishinë dhe vdes

58

Një 40 vjeçar shqiptar, banues në Milano ka humbur jetën duke u larë në pishinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 11:00.

Shqiptari ishte duke pushuar pranë pishinës me familjet e disa miqve kur, pas zhytjes, ai buk doli më dhe u gjet i pajetë në ujë.

Të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar atë rezultuan të kota.

Sipas asaj që mësohet, nga hetimet parapra, 40-vjeçari tentoi të hidhej me kokë në pishinë por ka goditur pjesën e betonit me kokë. Kjo i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe ambulanca u lajmëruan menjëherë dhe shkuan në vendin e ngajrjes, kur, edhe konstatuan që  shqiptari, kishte ndërruar jetë.