Tragjedi në Greqi, vogëlushja shqiptare tërhiqet zvarrë nga makina teksa mblidhte lule

75

Një vogëlushe shqiptare ende pa mbushur 6 vjeç vdiq dje në Greqi pasi e mori zvarrë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Rrugës së Vjetër Kombëtare Patras–Pyrgos.

Një emigrant shqiptar, duke drejtuar mjetin e tij, tërhoqi zvarrë dhe plagosi për vdekje vajzën 6-vjeçare, e cila po ecte.

Drejtuesi i makinës u arrestua nga policia për vrasje nga pakujdesia, teksa po kryhet një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Bledi dhe Dorina, janë prindërit e Klaudias së gjorë. Ata tregojnë se e bija ishte duke mbledhur lulëkuqe kur krejt papritur një makinë i doli para dhe e mori me vete ndonëse fëmija nuk ishte në rrugë, por buzë saj.

Prindërit e vogëlushes, ndodhen në Greqi prej afro tridhjetë vjetësh.

Tragjedia ndodhi kur çifti po punonte në serrat e shalqirit.

Ata kishin marrë me vete vajzën e tyre të vogël Klaudia e cila sapo ishte kthyer nga kopshti.

Vajza e vogël, po kalonte kohën në serrat që gjenden afër rrugës së makinave dhe kur pa disa lulëkuqe, rendi ti merrte.

Në ato momente, pak pas orës 14.15 ndodhi fataliteti.