Tragjedi në Elbasan, burri tenton të presë damarët, më tej vetëhidhet nga banesa

49

Është zbardhur ngjarja e sotme në Elbasan ku një person u gjet i pajetë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, policia tha se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e trupit dhe e banesës rezultoi se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

Policia po heton ende ngjarjen për të kuptuar më shumë mbi rrethanat.