Tragjedi, fëmija mbytet në rezervuar, policia merr në pyetje familjarët

42

Gjatë mesdites së sotme një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Katjel të Librazhdit, në zonën e ish-minierës.

Të dhënat paraprake njoftuan për një fëmijë 13 vjeç i cili duke u larë në rezervuar është mbytur. Nuk dihen ende rrethana më të hollsishme.

Policia ka vijuar hetimet, teksa ka marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës.

Informacioni zyrtar i policisë

Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Përrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.