Ballina Aktualitet Tragjedi e rëndë, dy të rinj gjenden pajetë, dyshohet se ranë në...

Tragjedi e rëndë, dy të rinj gjenden pajetë, dyshohet se ranë në greminë nga era e fortë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Buzhalë të Pukës, pas gjetjes së dy të rinjve të pajetë.

Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, ishin me bagëti në një stan prej dy ditësh.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se të rinjtë kanë rënë në një greminë, si pasojë e erës së fuqishme.

Policia menjëherë pas njoftimit është nisur drejt zonës se thellë malore.