Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 19 vjeçari shqiptar në Greqi

216

Një i ri shqiptar u vu në pranga në një zonë të Komunës së Rethymno.

Oficerët e policisë e arrestuan 19 vjeçarin për shkelje të ligjit në lidhje me drogërat e armët.

Gjatë kontrolleve, të riut iu gjetën dhe konfiskuan gjithsej 21 gramë kokainë, 11 gramë kanabis, tre celularë, 2 thika dhe një shumë prej 700 eurosh të poseduar si pasojë e aktivitetit kriminal.