Trafikonin armë, nga Turqia në Shqipëri, Europol prangos “grupin e Bosforit”

44

Policitë e disa vendeve të Ballkanit dhe Europës, përfshirë dhe atë të Shqipërisë kanë organizuar një operacion ku, janë arrestuar 11 persona, mes tyre dy shqiptarë.

Ky operacion i quajtur “BOSPHORUS”, (“Bosfori”), ka goditur një grup të trafikut të armëve, që vepronte në aksin Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Europë.

Nga ky operacion policor janë sekuestruar 191 armë zjarri pistoleta dhe 3.714 karikatorë. Gjatë operaconit gjithashtu janë sekuestruar sasi të vogla të drogës, kanabis, kokainë si dhe dokumente false.