Ballina LAJME Topi i Artë 2019, Ronaldo favorit: për CR7 do të ishte rekord,...

Topi i Artë 2019, Ronaldo favorit: për CR7 do të ishte rekord, hera e gjashtë

Cristiano Ronaldo është përsëri favoriti i madh për Topin e Artë. Lajmin e ka zbuluar Marca, e përditshmja sportive spanjolle, sipas të cilës sulmuesi i Juventus ka të gjithë kreditet e duhura për të rrëmbyer edhe një herë trofeun pretigjoz: do të ishte hera e gjashtë për portugezin, që në rast fitore do të shkëputej nga Lionel Messi duke u bërë kështu më fituesi i të gjithë kohërave. E pikërisht Pleshti është rivali më i frikshëm për CR7. Në vijën e dytë të pretendentëve, përvec Mbappé, janë gjithashtu edhe Mané e Van Dijk, kampionë të Europës me Liverpool.

Kandidatura e Ronaldo mbështetet nga statistikat e sezonit të kaluar, në të cilin CR7 nuk ka fituar Champions por ka arritur dyshen kampionat-Superkupë italiane, ndërsa me Portugalinë ka ngritur lart Nations League. Kampioni bardhezi për më tepër ka shkuar në gol në të gjitha sfidat e rëndësishme të Champions e udhëhoqi Juventus drejt titullin me 21 gola në kampionat. Numra e trofe që mund ti mjaftojnë për të ngritur lart trofeun e gjashtë të Topit të Artë në karrierë.