Ballina Stil / Modë Tonaliteti i gjelbërt, trendi i make up këtë dimër

Tonaliteti i gjelbërt, trendi i make up këtë dimër

Në sezonin e ftohtë të dimrit dhe vendosja e makeup-it bëhet shumë më e vështirë. Po flasim për një mot të ftohtë kur fryen erë e fortë, bie shi, ngricat janë gjithandej apo vendi është plot borë, por prapë ne duhet të shkojmë në punë dhe të zgjedhim paraprakisht look-un tonë.

Për një zgjedhje më të thjeshtë e të shoqëruar me ngjyrë të këndshme vajzat e famshme kanë sjellë një tendencë të re të make up, sytë e gjelbërt. Nuk ka rëndësi ç’ngjyrë i keni sytë, mjafton ta vendosni tonalitetin në masën e duhur dhe do të dukeni një yll, ju sugjerojmë ta provoni dhe do mbeteni tejet të kënaqura me pamjen tuaj.