Ballina SPORT Tomori braktis kampionatin: FSHF, një maskaradë!

Tomori braktis kampionatin: FSHF, një maskaradë!

Tomori e ka bërë fakt kërcënimin e një dite më parë. Klubi nga Berati, nëpërmjet një konference për shtyp të zyrtarit të tij, Alban Pambukut, ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit si një institucion maskaradë dhe që transformon të vërtetën nëpërmjet Komisionit të Disiplinës.

“Kjo është një maskaradë e kurdisur nga disa pseudozyrtarë dhe e servirur me logën e FSHF-së, si delegati Petrit Haxhia dhe gjyqtari Helidon Halo dhe vetë institucioni i këtij futbolli.

Vazhdimisht kanë dashur të na diskriminojnë, në çdo aspekt me kukullat me kurdisje. Nuk ia kanë dalë, ndaj e vetmja mundësi ishte Komisioni i Disiplinës, që është kthyer në një institucion qesharak dhe korruptiv që dëmton imazhin e futbollit shqiptar. Vendimi i disiplinës ishte një akt i papaprecedent. Vetëm një organ i tillë mund të transformojë të vërtetën në ditën me diell duke i shërbyer palës që ka hapur thesin për ta ushqyer,” – tha ndër të tjera Pambuku, me Tomorin që po bëhet gati të padisë zyrtarët e FSHF-së dhe vetë FSHF-në.