Tmerroi banorët duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet një person i dehur

117

Një 62-vjeçar është arrestuar sot pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Banorët e zonës së Bregut të Lumit, në Tiranë, njoftuan policinë se një person po qëllonte me armë.

I prangosuri është 62-vjeçari me inicialet, D. P., për të cilin thuhet se ishte në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.