Tmerr për një familje në Elbasan, shkëndija elektrike i lë në “qiell të hapur”

34

Një familje në Elbasan, nga kjo pasdite nuk ka më një strehë ku të jetojë pasi shtëpia e tyre u dogj tërësisht nga flakët e shkaktuara prej një shkëndije elektrike.

Ngjarka ndodhi sot në fshatin Lleshan, Elbasan, në banesën e shtetasit H.M., rreth 70 vjeç, ku ka rënë zjarr dhe si pasojë banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.