Tmerr në Tiranë. I riu i vë flakën vetes duke u spërkatur me benzinë

47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet paraditen e sotme pasi një i ri ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas policisë, 29-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt ekstrem pasi ishte në kushte të rënduara psikologjike.

Ai është vetë-djegur me benzinë, dhe aktualisht ndodhet në spital.

“Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.