Tmerr në rrugën Tiranë-Elbasan, “Benzi” përplaset me makinën, ndërrojnë jetë dy vajza

22

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Krrabës.

Një automjet tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.