Tmerr në Britani, gruaja i merr jetën 7 vjeçares që as e njihte

79

Një 30-vjeçare i mori jetën një vajze të vogël vetëm 7 vjeç, por nuk dihet arsyeja, këtë do ta përcaktojnë psikiatrit.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Queen’s Park të Bolton, në Britaninë e Madhe mesditën e së dielës.

Familja e kishte çuar vogëlushen për të luajtur në park. E mitura po luante teksa u qëllua me thikë nga një grua në mënyrë të përsëritur.

Një kalimtar i rastit në park, ndërhyri me vendosmëri dhe e dorëzoi gruan monstër në polici.

Nga burime policore bëhet e ditur se gruaja tashmë ndodhet në psikiatri. Krimi i tmerrshëm ndodhi në sy të prindërve të vogëlushes, të cilët nuk mundën ta ndalonin në kohë agresionin.

Familja ndodhet në shok të rëndë dhe pritet të zbardhet ngjarja.