Ballina Aktualitet Tkurret punësimi në bujqësi, hov zhvillimi turizmi dhe ndërtimi

Tkurret punësimi në bujqësi, hov zhvillimi turizmi dhe ndërtimi

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, struktura e punësimit sipas sektorëve u zhvendos nga bujqësia tek shërbimet dhe prodhimi. Gjatë vitit të kaluar sektori i tregtisë dhe shërbimeve zuri 25.7 për qind te të punësuarve gjithsej, me një rritje 0.7 % rritje në krahasim me vitin 2017.

Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje nëstrukturën e punësimit. Më 2018 tëpunësuarit në fabrika zonë 10.6 për qind të totalit nga 10.1 për qind që ishte një vit më parë. Sektori i ndërtimit po reflekton ekspansionin edhe në punësim teksa zuri 7 për qind të totalit.

Rënie përsa i përket peshës në totalin e të punësuarve patën sektorët e industrisë dhe të administrimit publik. Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve.
Edhe pse vlera e shtuar në bujqësi zë rreth 20 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, Shqipëriaimporton prodhime bujqësore me shumë se sa eksporton. Në vendet e tjera të rajonit bujqësia zë një pjesë më të vogël nëekonominë totale, por siguron prodhim dhe eksporte më të larta sëShqipëria.

Duke ju referuar të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2016, Moldavia renditet e dyta pas Shqipërisë nëEuropë për madhësinë e bujqësisë me rreth 14% të totalit të ekonomisë. Në vend të tretë renditet Ukraina me 13.7%. Më pas lista pasohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlera e shtuar e bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruton në shtetin e Kosovës përgjigjet vetëm për 13.4% të gjithë ekonomisë.

Në Maqedoni vlera e shtuar në Bujqësi është sa 10% e PBB-së, në Malin e Zi 9%, ndërsa në Serbi 7.9%. Bosnja dhe Hercegovina ka vlerën më të ulët të shtuar nga Bujqësia, vetëm 7.7% të PBB të vendit. 

Në shtetet e zhvilluara të Europës, bujqësia zë më pak se 5% të ekonomisë, ku niveli më i ulët regjistrohet në Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, me më pak se 1%.