Tjetërsim pronash, ish kryetari i bashkisë së Lezhës dënohet me 4 vite burg

19

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor, ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj, i akuzuar për tjetërsim pronash duke e dënuar me 4 vite burgim.

Me të njëjtat vite u dënua, edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka.

Teksa ish-drejtori i Hipotekës, Artan Daja u dënua me dy vite.

Fran Frrokaj ra në pranga në vitin 2018 dhe vuajti dënimin arrest shtëpie.

Duke shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë, mendohet se gjatë drejtimit të bashkisë nga ai janë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.