Ballina Aktualitet Tjetër sulm me thika në Londër brenda 24 orëve, humb jetën 41-vjeçari

Tjetër sulm me thika në Londër brenda 24 orëve, humb jetën 41-vjeçari

Një sulm me thikë është regjistruar paraditen e sotme në një stacion në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 41-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima ka ndërruar jetë, pak minuta pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë me dije se autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar, por po punohet për kapjen e tij.

“Dëgjova një përplasje dhe shkova drejt zhurmës dhe pashë një makinë që kishte goditur në polet e trafikut, por unë nuk e di se çfarë ka ndodhur”,- tha një dëshmitar për Daily mail.

Kjo ngjarje regjistron sulmin e dytë të kryer me thikë në Londër, në më pak se 24 orë, duke e çuar numrin e viktimave nga vrasjet në 31.