Ballina Aktualitet Tjetër rrjedhje nga PD, Bashës i ikën aleati, dorëzon formularin e dekriminalizimit

Tjetër rrjedhje nga PD, Bashës i ikën aleati, dorëzon formularin e dekriminalizimit

Një tjetër kandidat i partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Bëhet fjalë për Adriatik Alimadhin, kandidat i PD-së në listën e Vlorës. Almiadhi është ndër të tjera edhe kryetarë i Partisë Balli Kombëtarë, si dhe aleat i PD-së.

Alimadhi do të bëhet kështu deputeti i gjashtë i PD në parlament. Deri më tani, Partia Demokratike ka në Parlament 5 deputetë, tre që kanë pranuar të marrin mandatin dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk dhanë dorëheqjen.